Home » » Tiranë, s’mori dhuratë për Shën Valentin, i djeg makinën të dashurit

Tiranë, s’mori dhuratë për Shën Valentin, i djeg makinën të dashurit



Dy automjeteve u është vënë flaka orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, ndërsa policia dyshon se autorja ka qenë një femër e inatosur, për shkak se nuk mori dhuratë në ditën e Shën Valentinit.
Burime nga policia bënë të ditur  se në një parking në rrugën “Muhamet Gjollesha” janë djegur automjeti tip ‘Chevrolet’ dhe një makinë me targa maqedonase.
Burimet konfirmojnë se zjarri është vënë qëllimisht nga një femër dhe shkak mendohet të jetë mungesa e një dhurate nga ana e të dashurit të saj për ditën e Shën Valentinit. Policia dyshon se femra ka pasur qëllim të djegë vetëm ‘Chevroletin’ e të dashurit, por flakët kanë përfshirë dhe automjetin me targa maqedonase që ishte parkuar aty pranë, citon balkanweb.
Mësohet se “Chevrolet-i’ është djegur tërësisht, ndërsa pjesërisht automjeti tjetër.
Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e të përfshirëve në këtë ngjarje, por theksoi se po vijon hetimet.